6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Apostolova: Duhet të shmangen afatet për lëvizjen pa viza

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ju ka kërkuar zyrtarëve të lartë shtetëror që të shmangin premtimet për afatet për lëvizjen pa viza në Zonën Shengen, duke u cilësuar si “afate artrificiale”.

“Akoma s’kemi arritur në cak. Vendimi përfundimtar ende nuk është marrë. Dhe tani varet nga Këshilli dhe vendet anëtare. Në këtë fazë nuk dihet se kur mund të merret një vendim i tillë. Kosova duhet të shmangë afatet artificale për lëvizje pa viza,” është shprehur Apostolova, raporton EkonomiaOnline.

Këto komente ajo i ka bërë gjatë lansimit të fushatës së Ministrisë së Integrimit Evropian për vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës se çfarë do të thotë lëvizja pa viza në vendet e Shengenit.
Sipas saj, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbete sfidë fundamentale për vendimin final.

“Është e vërtetë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbete sfidë fundamentale, nëse ka progres në sundimin e ligjit kjo mund të ndikojë në vendimin përfundimtar për liberalizimin e vizave. “

“Në muajt e kaluar kemi këshilluar Qeverinë e Kosovës që të gjithë qytetarët të kuptojnë se çfarë nënkupton lëvizja pa viza. “

“BE e mbështetë fuqishëm këtë fushatë të Ministrisë së Integrimit Evropian.”

“Qytetarët mund të rrinë në Zonën Shengen 90 ditë në çdo 180 ditë. Qëllimi i udhëtimit nuk mund të jetë të vijohet arsimi i lartë. Nëse nuk respektohet udhëzuesi për lëvizje pa viza, vendimi mund të pezullohet, dhe se do të ketë vlerësim çdo vit në respektimin e udhëzuesit për lëvizje pa viza.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img