3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq: Kosova po humb njohje, numri së shpejti do të zbresë nën 100

Ivica Daçiq është i bindur se deri në fund të vitit do të ketë tërheqje të tjera të njohjes së Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq është i bindur se deri në fund të vitit do të ketë tërheqje të tjera të njohjes së Kosovës.

Ai po ashtu pret që numri shumë shpejtë të zbresë nën 100.

“Kjo është e rëndësishme nga pozicioni negociator, sepse në Prishtonë thonë: Çfarë kemi të negociojmë me ju kur na kanë njohur 116 shtete. Ata e kanë të fiksuar atë listë, e që është një gënjeshtër e madhe sepse disa shtete i kanë tërhequr njohjet”, deklaroi Daçiq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se Prishtina është në defanzivë të madhe dhe se nuk është duke e kuptuar pozitën reale në të cilën gjenden ku sipas tij numri i shteteve që do ta tërheqin njohjen e Kosovës është gjithnjë e më i madh.

“Nuk e kuptojnë së shumica e akterëve të rëndësishëm ndërkombëtar janë shumë të interesuar të arrihet një marrëveshje që mund të shërbejë në kompromis. Ata vetëm janë duke e vështirësuar pozicionin e tyre me mospajtimet që ekzistojnë tek udhëheqësit nga Prishtina”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img