7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Shefja e IPK-së raporton sot rreth deportimit të gylenistëve

Kryeshefja e Inspektoratit Policor, Miradije Kelmendi, do të raportojë të mërkurën (sot) para Komisionit hetimor për krejt informatat që ka në lidhje me deportimin e gjashtë turqve nga Kosova muaj më parë

Edhe pse ky institucion ka dorëzuar në Qeveri një raport me gjetjet në lidhje me këtë rast, këto informata ende s’i ka Komisioni parlamentar i iniciuar për hetimin e rastit.

Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se përveç shefes së IPK-së, Miradije Kelmendi, do të intervistohen edhe persona të tjerë.

“Janë 22 persona që do të intervistohen për këtë rast nga Komisioni. E para është shefja e IPK-së, Miradije Kelmendi. Pas intervistimit, Komisioni do të dalë me raport me rekomandime për Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Sveçla për gazetën Koha.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img