12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Panucci befason me përgjigjen rreth pyetjes për kapitenin e Kombëtares

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka befasuar me deklaratën e tij rreth shiritit të kapitenit para ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë.

Në fillimet e tij tek kombëtarja jonë ai do të deklaronte se shiritin e kapitenit do ta mbante lojtari që kishte më shumë ndeshje.

Por me sa duket italiani e ka harruar këtë fjali të tij.

Teksa na ndajnë pak orë nga miqësorja ndaj Jordanisë, ai është pyetur sërish në lidhje me shiritin e kapitenit, që mbrëmjen e sotme pritet ta mbajë Andi Lila.

Këtë herë italiani ka thënë diçka të ndryshme nga e para, duke e lënë atë në dorë të lojtarëve.

“Kapitenin e zgjedhin vetë lojtarët, janë ata që votojnë dhe vendosin për futbollistin që mendojnë se ata ndjejnë si kapiten”, tha Panucci.

Kujtojmë se shiriti i kapitenit kohët e fundit ka lëvizur nëpër shumë futbollistë të kombëtares, ndërsa me sa duket vendimin për Andi Lilën si kapiten ndaj Jordanisë e kanë marrë vetë lojtarët.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img