-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Prodhuesit ende nuk i vërejnë efektet e MSA-së

Birra Peja, është një ndër brendet më të suksesshme të Kosovës, e cila ka nisur shtrirjen edhe në shtetet e rajonit dhe ato të Evropës. Në këtë kompani thonë se cilësia e birrës është shtysa kryesore e kësaj shtrirje.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit është thënë se do të jetë një garanci për prodhimet e Kosovës pasi që nuk do të ketë barriera në të ardhmen gjatë eksportit për në tregun evropian.

1

Por në kompaninë “Birra Peja” theksojnë se deri me tani nuk kanë parë ndonjë efekt të nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

birra

“Ne ende nuk kemi vërejte asnjë efekt sa i përket MSA”, tha Ernest Jusufi, drejtor menaxhues i Birrës Peja.  “Kemi pas rritje shumë të mirë për shkak të kërkesës së madhe që vjen nga konsumatori shqiptar. Përveç Shqipërisë, Birra Peja produktet e veta, përkatësisht birrën e saj e eksporton edhe Zvicër në Greqi, Gjermani dhe Mal të Zi”.
Përveç Birrës Peja, Jusufi përmendi edhe produktet e tjera të kësaj kompanie, si uji “Akull” si dhe brendin “Sola” që prodhohet nën licencën Sllovene të “Pivovarna Union”, si produkte të suksesshme edhe në tregun rajonal e ndërkombëtar.
Ibrahim Rexhepi, drejtor i Institutit “STRASS” tha se kur janë në pyetje shkëmbimet tregtare situata ende vazhdon të jetë e rëndë për prodhuesit.
Sipas tij, vetëm gjatë muajit qershor, eksportet në vendet e BE së ishin 6,5 milionë euro, ose rreth 21.5 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 38.6 për qind. Importet e Kosovës ishin 105,4 milionë euro, ose 42.7 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4.3 për qind.

3

“Ky bilanc tregon qartë se prodhuesit kosovarë ende nuk janë të përgatitura të shfrytëzojnë mundësitë që ofron MSA-ja”, tha Rexhepi.
Ai tha se përfitimet e Kosovës me marrëveshjen e MSA-së do të ishin të mëdha në rast se arrijmë t’i shfrytëzojmë fondet e BE-së.
“Mundësitë për eksport janë shumë më të mëdha se që ishin deri më tani, duke pasur parasysh madhësinë dhe kapacitet shpenzuese që ka tregu i BE-së. Por, kjo fillimisht kërkon fuqizim të prodhuesve vendorë. Ata, të ndihmuar edhe nga Qeveria e Kosovës, duhet të përfitojnë nga fondi i BE-së i destinuar për Kosovën prej afër 700 milionë eurosh, ashtu që të rritet aftësia konkurruese e prodhuesve vendorë”, nwnvizoi Rexhepi.
Në anën tjetër, Naim Gashi, profesor i ekonomisë tha se me hyrjen ne fuqi të MSA-së vendi ynë është atraktiv jo vetëm për prodhuesit vendor, por edhe për investimet e jashtme, sepse siç tha ai një vend që e ka të nënshkruar këtë marrëveshje është një partner serioz ndërkombëtar që zbaton rregullat e ekonomisë së tregut të lirë të mallrave dhe shërbimeve.
“Nëpërmes inkurajimit të investimeve të jashtme, sidomos në sektorin e energjisë, minierave, bujqësisë, ndërmarrjeve shërbyese, Kosova do të tejkalojë mungesën në buxhet nga heqja e taksës doganore”, tha Gashi.
Edhe Gashi spikat se konkurrenca ndaj prodhimeve kosovare është rritur, por ai i sheh prodhimet tona në përparësi me ato që vijnë nga jashtë.
“Prodhuesit tanë do të përballem me një konkurrencë në rritje, që do të ketë çmime 10% më të lira, por krahasuar me koston e transportit që kanë mallrat që vijnë nga BE, atëherë prodhimet tona, sidomos ato bujqësore dhe minerare do të jenë ende konkurrente”, u shpreh ai.
Sipas Gashit MSA-ja do të ketë ndikim milionësh në të hyrat direkte të shtetit.
“Taksat që mblidhen në kufij kanë qenë 871.8 milionë euro, nga kjo shumë, 126.3 ka qenë taksa doganore e cila do të ndikohet nga MSA. Nëse marrim parasysh se rreth 40% e importit të Kosovës vjen nga vendet e BE-së, atëherë i bie që taksa doganore për këto mallra të jetë 50.6 milionë euro. Kjo shifër nënkupton se ndikimi i MSA drejtpërdrejt në arkën e buxhetit të Kosovës, pas 10 vitesh do të jetë rreth 51 milionë euro në vit”, deklaroi Gashi.
Përkundër rënies së të hyrave, Gashi beson që ekonomia e Kosovës do të përfitojë nga mundësitë që ofron MSA-ja, pasi kjo është dëshmuar tek vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img