David McAlister ka kërkuar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel të pranojë zgjidhje për problemet në Kosovë, në bazë të propozimeve nga Serbia.
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAlister ka kërkuar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel të pranojë zgjidhje për problemet në Kosovë, në bazë të propozimeve nga Serbia, ka bërë të ditur jozyrtarisht portali serb “Blic”.
Merkel përkundër marrëdhënieve të mira me Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq nuk e kishte mbështetur propozimin mes një marrëveshjeje të dyja palëve.
“Kancelarja nuk e ka asnjë problem me shtetin dhe qeverinë tonë, por është e vetëdijshme se ndryshimet ose ndërhyrja mund ta vendos në pozitë të pavolitshme Gjermaninë”, ka thënë burimi i “Blic”.
Dështimi i referendumit në Maqedoni e ka dëshpëruar Merkelin e cila tani ka frikë edhe për ngjarjet e fundit në Republika Srpska dhe Bosnje e Hercegovinë ku u zhvilluan zgjedhjet të dielën.
“Ka shumë probleme në planin e brendshëm në Gjermani, kurse ngjarjet në regjionin e juaj vetëm mund ta ngarkojnë kancelaren. Nëse ajo pranon një propozim që vjen nga Serbia, kjo në një të ardhme të afërt do të thotë edhe një shtet anëtar në Bashkimin Evropian, por prapë mund të ndeshet me revoltën e gjermanëve që janë në numër dominues kundër zgjerimit sepse besojnë se duhet të pyeten më shumë dhe se zgjerimi nuk shkon në dobi të tyre”, shtoi ai.