Stuani, Krzysztof Piatek, Alcacer , Hazard … janë lojtarët kryesorë në La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligën Premier në këtë fillim edicioni.
Këta janë emra të papritur të cilët janë duke i tejkaluar kandidatët e zakonshëm.
32-vjeçari është një golashënues i provuar pasi shënoi 21 herë edhe sezonin e kaluar.
Stuani arriti në Spanjë në vitin 2009, duke u bashkuar me Albacete në divizionin e dytë.
I dyta në listën është Andre Silva i Sevillas.
Ai shënoi një het-trik në debutimin e tij kundër Rayo Vallecano, dhe vazhdoi me gola ndaj Real Madridit, Levantes dhe Eibarit.
Në Itali fjalën kryesore është duke e thënë Krzysztof Piatek, i cili ka ardhur këtë edicion në Serie A te Genoa për katër milionë euro.
Ai ka shënuar nëntë gola në shtatë ndeshje duke lënë pas emra si Ronaldo e Insigne.
Top-shënuesit në Serie A
Alcacer ka shpëtuar prej se është larguar nga Barcelona duke u kthyer në top sulmues të Bundesligas me gjashtë gola.
Por këto gjashtë gola ai i ka shënuar në vetëm 81 minuta lojë.
Një het-trik kundër Augsburg, dy gola ndaj Bayer Leverkusen dhe një tjetër kundër Eintracht.
Top-shënuesit në Bundesliga
Në Angli është Hazard, ai që e dikton ritmin.
Ai ka gjashtë gola dhe është para Kane dhe Aguero të cilët kanë nga dy më pak.
Top-shënuesit në Ligën Premier