-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Çka humb Kosova nëse Demarkacioni kalon në Kuvend? (Foto)

Bjeshkët që do të mund t’i humb Kosova në rast të votimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, kanë alarmuar që prej kohësh djemtë dhe vajzat e grupit Hiking Njeri Kosova. Arben Islami, me ekipin e tij, që njihen si njerëz që bjeshkët i kanë pasion, deri sot kanë vizituar secilën bjeshkë të vendit.
Fotot e tyre, së fundmi, po qarkullojnë shumë në rrjetet sociale, duke treguar se cilat pjesë i humb Kosova në rast se demarkacioni kalon nesër në Kuvend.
“Hiking Njeri është organizatë që merret më së shumti me promovimin e bukurive natyrore të Kosovës. Për neve këto bjeshkë kanë rëndësi jetike. Ne nuk jemi ekspertë të kufijve por sipas shumë informatave që ne marrim nonstop gjithandej bjeshkëve, këto pjesë kanë qenë gjithmonë të Kosovës. Këtë na kanë kumtuar gjithmonë shumica e fshatarëve nga bjeshkët kufitare të Malit të Zi dhe Kosovës”, thuhet në një postim të fundit në faqen ‘Hiking Njeri Kosova’.

Tutje aty shkruan se gjatë gjithë këtyre viteve në ecje, grupet e Hiking kurrë nuk kanë parë ndonjë malazez në ato vise. “Në atë tokë nuk ka asnjë banor të vetëm nga Mali i Zi”, shkruajnë ata.
“Gjithashtu, me demarkacion një pjesë e vogël e kufirit te Kosovës (në krahasim çka humbim) hyn thellë në Mal të Zi në regjionin e Rozhajës, pjesë që nuk ka qenë e Kosovës në 100 vitet e fundit. Kjo u shkakton telashe edhe banorëve të Rozhajës që tashmë nuk do të kenë qasje në bjeshkën e Hajlës. Shumë bjeshkatarë nga Mali i Zi direkt na kanë lutë që këtë çështje ta bëjmë të madhe në mënyrë që kufiri të jetë i pranueshëm për të dyja palët”, shkruajnë Hiking Njeri.
Ata ia kujtojnë opinionit publik se organizata Hiking Njeri është totalisht apolitike, por që kanë dëshirën dhe punojnë që Kosova të jetë vend atraktiv dhe i popullarizuar për bjeshkatari dhe “outdoor” aktivitete.
“Nëse këto bjeshkë që ne kemi vizituar me dhjetëra herë humben, Kosova do të jetë shume më e varfër me natyrë përrallore”, shkruajnë ata.
Në fund, Hiking Njeri jep një porosi për deputetët që nesër do të jenë në seancën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet për demarkacionin.
“Shpresojmë shumë që para se kjo çështje të shkoj në votim, deputetet ti kenë disa minuta të lira dhe ti shikojnë këto pamje të bjeshkëve që rrezikohen të mbesin jashtë Kosovës”, shkruajnë Hiking, duke ia bashkangjitur disa foto që tregojnë saktësisht se çka humb Kosova nëse shënjohet vijë e re kufitare me fqinjët malazez. /KosovaPress/

1

2

3

4

5

6

7

9

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img