7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi i ‘harron’ seancat, opozita e sheh si fajtor koalicionin qeverisës

Kanë kaluar gati tri javë prejse është mbajtur seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca e radhës.

Ndërkohë deri më tani Kuvendi ka përmbushur vetëm 27% të agjendës legjislative, 46 ligje nga 169 të planifikuara për këtë vit.

Monitoruesit e punës së Kuvendit konsiderojnë se kjo legjislaturë është shumë e përçarë dhe pa tendenca bashkëpunimi në mes të grupeve parlamentare, gjë që ndikon në mosfunksionalizimin e institucionit më të lartë përfaqësues në vend.

Përderisa partitë opozitare si fajtor për bllokimin e Parlamentit e shohin koalicionin qeverisës, pushteti thotë se partitë opozitare po e defunksionalizojnë atë, shkruan sot gazeta zëri.

Reçica: Kjo legjislaturë ka qenë e suksesshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilmi Reçica, konsideron se kjo legjislaturë ka qenë mjaft e suksesshme.

“Kuvendi i Kosovës në bazë të vlerësimeve që i bën administrata, ka pasur një punë të suksesshme dhe në bazë të miratimit të projektligjeve dhe në bazë të vendimeve që i ka shqyrtuar të agjencive të pavarura nuk është se Kuvendi nuk ka qenë i suksesshëm në punën e vet dhe duke pasur parasysh që koalicioni qeverisës ka deputetë aq sa për t’i kaluar ligjet dhe për t’i votuar raportet e agjencive”, ka deklaruar Reçica

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img