7.3 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kjo do të jetë përgjigja e LDK-së rreth ftesës së Veselit për dialogun!

Kryetari  i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ua ka dërguar tanimë ftesat krerëve të partive opozitare për t’u takuar ditën e enjte me fillim në ora 11:00 në objektin e Kuvendit. Ftesa e Veselit është bërë me qëllim që të diskutohet për harmonizimin e qëndrimeve për rezolutën për bisedimet në fazën finale Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se me shumë gjasë Lidhja Demokratike e Kosovës kësaj ftese do t’i jep përgjigje negative ditëve në vijim.

Sipas po të njëjtave burime brenda partisë së Isa Mustafes, ftesa e Veselit do të refuzohet pasiqë LDK nuk përkrahin një rezolutë të tillë të iniciuar nga kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Megjithatë, nesër pritet që LDK të del për opinionin publik me një komunikatë ku do t’a bëjnë zyrtarë qëndrimin e tyre lidhur me këtë çështje.

Ndryshe, në letrën e Kryeparlamentarit Veseli dërguar partive opozitare, thuhet t’i ketë ftuar për një takim gjithëpërfshirës në mënyrë që të ndërtohet një frymë bashkëpunimi për çështjen e dialogut.

“Kohezioni politik i brendshëm, është i domosdoshëm, për të mundësuar forcimin e pozicionit negociator të Kosovës si dhe për të përmbushur aspiratat që ne kemi për të zënë vendin që na takon në OKB, BE, NATO dhe forumet tjera ndërkombëtare”, thuhej në ftesën që kreu i Kuvendit u ka dërguar krerëve të partive opozitare.

Kujtojmë, se takimi do të mbahet të enjten, më 11 tetor, ora 11:00, në Sallën C301 në Kuvendin e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img