Rreth dialogut me Serbinë, fazës finale të tij, kryetari Veseli shprehi vizionin e Kosovës për paqe e bashkëpunim për t’i hapur rrugë integrimeve euro-atlantike për të dyja vendet.
Ai përsëriti se me marrëveshjen finale mes dy vendeve, Kosova do të ketë vendin e vet në OKB, NATO dhe BE, e Serbia në anën tjetër do të vazhdonte agjendën e vet evropiane.
Ai foli po ashtu për luftën kundër terrorizmit, duke theksuar përpjekjet dhe rezultatet e treguara nga përkushtimi i institucioneve të Kosovës në ketë drejtim.
Veseli tha se populli në Kosovë ka ndërtuar për vite me radhë një komunikim të shëndoshë mes vete, duke mos i parë dallimet etnike e fetare si pengesë, por si vlerë e dobishme për ndërtimin e një shteti demokratik, të zhvilluar dhe për një të ardhme më të mirë.
Gjatë vizitës në Republikën e Çekisë, kryeparlamentari Veseli do të ketë takime të ndryshme, përfshirë kryetarin e Senatit çek, Milan Štěch.