3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

7 vjet nga vdekja e udhëheqësit të fundit komunist në Shqipëri, Ramiz Alia

7 vjet më parë në moshën 86-vjeçare, ka ndërruar jetë Ramiz Alia, udhëheqësi i fundit komunist në Shqipëri.

Alia lindi në Shkodër më 18 tetor 1925. Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë për filozofinë marksiste -leninisite dhe ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës si një nga njerëzit e afërt të Enver Hoxhës.

Në vitin 1961 Ramiz Alia u bë anëtar me të drejta të plota i byrosë politike të Partisë së Punës.  Pas vdekjes se Hoxhës, Ramiz Alia u emërua pasuesi i tij, nga viti 1985 deri me 1991.

Pas rrëzimit të diktaturës Alia ishte dhe President i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë me 1992 post nga i cili dha dorëheqjem me 3 prill të po këtij viti pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit që sollën në pushtet Partinë Demokratike.

Veprimtaria e Ramiz Alisë:

Sekretar i Parë KQBRPSH (1949-1955), ministër i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958),anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), sekretar i parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) kryetar i Këshillit Presidencial (1991).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img