Veseli i ka ftuar sot në takim Kryeministrin Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi, para të cilëve ka shtruar nevojën për arritjen e konsensusit mes partive politike parlamentare lidhur me Dialogun.
Veseli është i interesuar që sa më parë të harmonizohen qëndrimet mes pozitës dhe opozitës për hartimin e Rezolutës për Dialogun, e cila do të votohej në Kuvendin e Kosovës.
Faza finale e Dialogut Kosovë-Serbi pritet të rifillojë së shpejti dhe institucionet e vendit janë mobilizuar për t’i bashkuar qëndrimet mes pozitës dhe opozitës lidhur me platformën dhe ekipin në këtë proces të rëndësishëm.
Më poshtë, teksti i plotë i Draft-Rezolutës: