11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Hadërgjonaj zgjedh përfundimisht Zvicrën, edhe pse u injorua në Kupën e Botës

Ka marrë fund telenovela Florent Hadërgjonaj.

Mbrojtësi me prejardhje nga Kosova, ka vendosur përfundimisht të përfaqësojë Zvicrën në nivel ndërkombëtar.

Anëtari i Huddersfield Town, është pjesë e listës së lojtarëve të ftuar nga trajneri Vladimir Petkoviç për ndeshjet e tetorit. Zvicra në tetor luan dy ndeshje në Ligën e Kombeve, ndaj Belgjikës dhe Islandës.

Përzgjedhja e Zvicrës nga Hadërgjonaj ishte e diskutueshme, sidomos pas injorimit që iu bë lojtarit nga trajneri, që nuk e përfshiu në listën përfundimtare për Kupën e Botës.

Përfshirja e Hadërgjonajt në listën e trajnerit Petkoviç, i jep fund shpresës së Kombëtares së Kosovës që 22 vjeçari do të përfaqësojë vendin e tij, ku kishte ftesë edhe nga trajneri i kaluar, Albert Bunjaki, por edhe nga ky aktual, Bernard Challandes.

Vlen të ceket se tretmani i lojtarëve të huaj në Kombëtaren e Zvicrës nuk është ai i dikurshmi, rasti më i freskët është ai i Valon Behramit, i cili pavarësisht angazhimit disa vjeçar në këtë kombëtare, iu tregua dera nga trajneri Petkoviç në mënyrën më të keqe të mundshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img