1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj në Romë merr mbështetje për heqjen e vizave për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar vizitën në Romë me takime të tjera në parlamentin italian, së Selinë e Shenjtë dhe me ambasadorë të akredituar në Romë.
Në takimin me Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të parlamentit italian, Fabrizio Cicchitto, Hoxhaj ka folur për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, shkëmbimeve më të mëdha dhe mbështetjen e eurodeputetëve italianë për heqjen e vizave.
“Pata takime shumë përmbajtjesore në parlamentin italian. Jam shumë optimist për liberalizimin e shpejt të vizave dhe eurodeputetët italianë do ta përkrahin heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës gjatë votimit që do të ndodhë në Parlamentin Evropian ditët e ardhshme. Italia ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e pa-rezervë e Kosovës në rrugën euroatlantike” ka thënë Hoxhaj pas takimit.

Ministri Hoxhaj ka takuar edhe ish-ministrin e Jashtëm të Italisë, Franco Frattini të cilin e ka informuar për zhvillimet  e fundit në Kosovë.
Hoxhaj po ashtu ka qëndruar në Selinë e Shenjtë ku është takuar me Kyepeshkopin Vincenzo Paglia, Presidenti i Akademisë Papnore të Selisë së Shenjtë për Jetën ku temë bisede ka qenë kanonizimi i Nënë Terezës, përgatitjet dhe njohjen e Kosovës nga Vatikani.
Po ashtu, ministri ka takuar edhe Ambasadorin e Malajzisë, Abdul Samad Othman, i cili së shpejti do të akreditohet në Kosovë si ambasador jo resident.
Gjatë vizitës në Romë, një ditë më herët Hoxhaj ka takuar edhe homologun e tij italian, Paolo Gentiloni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img