4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Fyerje nga përplasja mediale në Kosovë, Buzhala VS Ahmeti

Pas debatit të mbrëmshëm në RTV Dukagjini të presidentit Thaçi, ka nisur përplasja ndërmjet Berat Buzhalës, drejtor i televizionit T7 dhe analistit Arben Ahmeti, i cili është pjesë e stafit redaksional të televizionit Dukagjini.

Duke qenë tërësisht jostabil emocionalisht, pas debatit në RTV Dukagjini, ku analisti Ahmeti duke folur rreth bizneseve të serbit famëkeq të veriut të Kosovës, Zvonko Veselinoviq, i njohur në Kosovë dhe në Serbi si bos i kontrabandës me derivate të naftës, me tekstil, me vetura dhe shumëçka tjetër, i referohet në mënyrë indirekte ish-ortakut të Zvonkos, Berat Buzhalës, me të cilin kishin së bashku një gurthyes, se ish-deputetët e PDK-së kanë pasur edhe biznese me njerëz të krimit në veri, Buzhala e ka sulmuar rëndë Ahmetin dhe televizionin ku punon ai.

“Kuptohet jemi prej mishit e prej gjakut. Akuzat, sado te pabaza, te lendojne. Une edhe ma tutje nuk jam qaq psikopat sa me bo gjumin rehat, kur per ty thuhen publikisht budallakina, ose gjysem budallakina – pas 10 vjetesh, edhe pasi per te njejtat eshte fole disa here. Mirepo deri sot nuk e besoj qe i kam mbete dikujt borxh, e me doket as nuk m’ka mbete, pra jam i gatshem me kriju armiq te ri, ne cdo kohe. Duhesh me qene fort legen, fort i paftyre, me punu me nje kompani te krijuar fund e kry nga krimi i organizuar, dhe i paorganizuar, nga kontrabanda e duhanit, dhe jo vec e duhanit, per me marre guximin me fole per nje gurthyes, me plot cinizem. Duhesh me kane fort qen, me fol kinse per bashkepunimin e nje gazetari me Zvonko Veselinovicin (kurre nuk e kam pa, kurre nuk e kam pase partner) e me punu me nje kompani qe fund e kry eshte ndertuar me bekimin e regjimit te Milloshevicit. Tash mu nuk ka dreq qe me ndale. Pritoj mu marre me koleg, sic edhe e keni pa, amaaaa jam terbu nga lehtesia e akuzave prej hoshtaplerave. Tash kane me ju bertite shefat, ama eshte pak vone”, ka shkruar Buzhala..

Ndërsa, sot një përgjigje të rëndë Buzhala ka marrë nga vetë Arben Ahmeti, i cili atë e ka quajtur edhe

“Është e vërtetë. Jemi prej mishi e gjaku. Po kemi edhe pak memorie e vetëdije. Të gjithë e njohim njëri- tjetrin. E dimë kush çka ka bërë, sado që dikush përpiqet me e fshi të kaluarën e afërt e të largët. Duhemi me pas mirëkuptim për mëkatin e secilit. Askush nuk është i pagabueshëm por nuk mundesh me leju që një lavire me të mbajt ders për moral e kredibilitet.
E dita që nuk guxon me me përmend emër. E edhe ma kishte bërë block në momentin që ka fillu me sha pas shpine, por i bëni të fala Berat Buzhales e i tregoni se është personi i fundit në Kosovë e rajon që mundet me fol për kredibilitet. Ti mundesh me përdore fjalë ofenduese si legen, qen e hoshtapler, me shpikë beteja me Hashim Thaçin e me provu me bë gjithçka tjetër, por nuk mundesh me fol për kredibilitet, o ujë i ndotur i legenit.Ti e din që kredibiliteti yt është dhunuar në ditën e aderimit në prehërin e Hashim Thaçit. Ti e din qe kredibiliteti yt shkon deri ku ta lejon Kadria. Ti e din sa shumë ta ka ngrite kredibilietin ish shefi yt Adem Grabovci. Ti e din qe kur e sheh Samin shkrihesh prej “kredibiliteti”. Ti e din qe krejt çka ke, prej teshave te trupit e deri te media e vetura, i ke rezultat i shkërdhyerjes me Hashim Thaçin, e asnjë send si rezultat i punës tënde. Merru me politikë ndoshta e gjon edhe naj cicë aty, e mos i krijo vetes komoditet me fol për sende qe nuk të takojnë, se ta boje ma zi se Shpend Ahmeti. Kaq tash për tash…”, ka shkruar analisti Arben Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img