2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

VV: Nuk do të ndalemi, arrestimi i aktivistëve vetëm na ka forcuar

Arrestimi i gjashtë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), është akt klasik i përndjekjes së kundërshtarëve politik.
Kështu ka thënë lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë për media.
Ymeri ka thënë se Policia e Kosovës po vazhdon me montimin e rasteve ndaj aktivistëve të VV, ndërkaq këto metoda sipas tij, janë përdorur edhe më herët nga ana e UBD-së serbe.

“Të njëjtat metoda i ka përdorur edhe SHIK-u më herët. Njëjtë më herët janë arrestuar edhe aktivistët Trim Gashi dhe Kushtrim Avdimetaj, të cilët në mungesë të provave ishin liruar. Policia e Kosovës vitin e kaluar pari hyrë në zyrat e VV-së dhe pati shpërndarë dhunë dhe frikë”, ka thënë ai.
Ymeri ka theksuar se nuk kanë heshtur dhe nuk do të heshtin, sepse sipas tij, këto ndërhyrje po e bëjnë vetëm më të qartë rrugën, e cila do të vazhdoj deri në shkatërrimin e këtyre kriminelëve dhe mafiozëve.
Sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj, ka theksuar se ngjarjet e fundit me arrestime, janë shënjuesi kryesor i një shteti autoritar, ku sipas tij urdhërdhënës për këto arrestime janë Mustafa, Thaçi dhe Veseli.
Sipas tij, të arrestuarit nuk kanë lidhje me sulmin e kryer mbi RTK-në dhe drejtorin e saj, Mentor Shala, dhe se “Policia e Kosovës është duke ushtruar dhunë mbi ta që ta pranojnë fajin që nuk e kanë bërë”.
“Këto sulme na kanë forcuar edhe më shumë dhe më 1 shtator së bashku me qytetarët nuk do të lejojmë që demarkacioni të kalojë”, ka shtuar Molliqaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img