2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Lekaj vëzhgon nisjen e punimeve të rrugëve në lagjen “Hade e Re”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me kryetarin e Obliqit, Xhafer Gashi, morrën pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve në ndërtimin e rrugëve të lagjes “Hade e Re”.

Këto rrugë kanë gjatësi totale mbi 6 kilometra, kurse realizimi i projektit ka kosto rreth 2 milionë euro, i cili do të realizohet me bashkëfinancim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Obiliqit.

Lekaj deklaroi se edhe ky projekt bënë pjesë në programin e Qeverisë së Kosovës për mbështetje të infrastrukturës rrugore të komunave.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, duke e falënderuar Lekajn për mbështetjen e parezervë për komunat e vendit tha se përveç këtij projekti për ndërtimin e rrugëve të lagjes Hadja e Re, ministri Lekaj dhe ministria që ai e drejton është duke investuar edhe në shumë projekte tjera në komunën e Obiliqit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img