Sipas Policisë gjatë orëve të mbrëmjes së datës 3 dhjetor, fillimisht njësiti policor kishte ndalur një veturë me targa vendore e që ngasësi i saj ishte serb dhe përmes rrugëve alternative kishte hyrë nga Serbia në Kosovë, shkruan lajmi.net
Pas ndalimit që Policia i ka bërë këtij personi në Jarinje dhe pas kontrollimit, në veturën e këtij personi i janë gjetur pjesë rezervë të makinave bujqësore pa dokumentacion të vlefshëm.
“Automjeti dhe malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe është dërguar në stacionin policor Leposaviq”, thuhet në raportin e Policisë.
Sipas njoftimit, vozitësi i dyshuar pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet, rasti procedohet në procedurë të rregullt.