7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj thotë se Ushtria po bëhet në harmoni me aleatët

Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, e ka quajtur të arritur të madhe votimin në Komisionin e Sigurisë pro ligjeve që FSK-në e transformojnë në Ushtri të Kosovës.

Në Interaktiv të KTV-së, Haradinaj ka deklaruar se kjo iniciativë është marrë bashkë me aleatët ndërkombëtarë, sepse s’kanë mundur të presin më shumë.

“Nëse mund të thirrem në atë që në komision pati përfaqësues të VV-së, LDK-së e PSD-së dhe të gjithë ishin unanimë duke mbështetur këto ligje. S’ka logjikë që një subjekt parlamentar shqiptar voton kundër. Është Ushtri e Kosovës. Mendoj se është e arritur e madhe e Kosovës. Ne nuk duhet të presim. Edhe në mesin e komunitetit serbë ka që janë edhe ndryshimeve kushtetuese, por s’kemi pritur në këto rrethana. Edhe qëndrimi i Listës Serbe ishte që presim Asociacionin, por ne jemi të vendosur ta shtyjmë përpara këtë proces me aleatët tanë. Kemi pas iniciativë edhe në kohën e Mustafës, por që dështoi. Morëm sugjerime edhe nga aleatët që të mos nxitojmë dhe shyqyr që viti 2018 e mbyll Kosovën me njësi shtesë e kompletim i Kushtetutshmërisë. Të ardhmen shpresojmë që edhe vetë komuniteti serb ta kuptojë se është edhe për të mirën e tyre. Do të jemi aleat me NATO-n e të gatshëm për misione paqësore. Kosova s’kishte vepruar po të mos kishte harmonizim të qëndrimeve”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, NATO dhe SHBA-ja donin ndryshime Kushtetuese, por kanë dhënë sinjale se nuk duhet të pritet më dhe të vazhdohet tutje.

“Ne i kuptojmë edhe pozicionet e NATO-s dhe SHBA-së, ata donin me ndryshime kushtetuese, por është dhënë njëlloj sinjali që Kosova s’mund të presë në pafundësi duke pa edhe rrethanat. Nuk e fajësoj dikë pse s’ka ndodh deri tash, por mendoj se është e arritur e gjithë qytetarëve”, ka deklaruar më tej ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img