Napoli pati dominimin në sfidë qysh nga minuta e parë, teksa Liverpooli bëri përpjekje të rrezikonte nga kundërzbritjet.
Golin e tre pikëve skuadra e Carlo Ancelottit e shënoi në minutën e 90’ të takimit.
Ishte Lorenzo Insigne që bëri heroin për Napolin, për t’ia siguruar skuadrës së tij tre pikë të arta.