9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ky është vendimi i ri i Gjykatës për Milaim Zekën

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka pranuar si të bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të te pandehurit Milaim Zeka kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 1 muaji.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 27.09.2018, është ndryshuar dhe ndaj personit në fjalë është caktuar masa e arrestit shtëpiak, e cila do të zgjas deri më 26.10.2018, transmeton lajmi.net.

“M.Z. po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të veprës penale” Kanosje” nga neni 185 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Kolegji penal i Gjykatës së Apelit, pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore dhe shkresave të lëndës, vlerësoj si të arsyeshme zëvendësimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, pasi që edhe më masën e arrestit shtëpiak do të arrihej qëllimi i njëjtë i sigurimit të prezencës së tij në procedurë.”

“Kjo  ngase masa e arrestit shtëpiak hynë në kategorinë e masave të rënda alternative, është masë izoluese më të cilën atij do t’i pamundësohej shmangia nga procedura penale- ikja,  pengimi i rrjedhës se procedurës, ndikimi në të dëmtuarit- dëshmitarët, e gjithashtu do t’i pamundësohej edhe rreziku i përsëritjes se veprës penale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img