8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Abelard Tahiri konfirmon se do ta vazhdojë punën si ministër

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka konfirmuar se do ta vazhdojë punën si ministër.

Pas konfirmimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli se ministrat e PDK-së, vazhdojnë punën një gjë të tillë e ka bërë edhe vet Tahiri, i cili kishte ofruar dorëheqje te kryeministri Haradinaj,

Ministri i Drejësisë përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se “sfidat janë evidente, mirëpo me përkushtim do të shtojmë rezultatet”.

“Kryefjala e angazhimit tim politik e institucional është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe kontributi për një shtet dhe shoqëri moderne që udhëhiqet nga parimet më të ndritura të demokracisë dhe mundësive e trajtimit të barabartë për të gjithë. Sfidat janë evidente, mirëpo me përkushtim dhe dinamikë të shtuar do të shtojmë edhe rezultatet”, ka shkruar në facebook ministri i Drejtësisë.

Spekulime për dorëheqje pati edhe për Bedri Hamzën e Besim Beqajn. Por të gjitha këto i mohoi sot kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img