9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja Hoxha takoi kryetarin Bekim Jashari

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin, me të cilin diskutoi për proceset aktuale që po kalon vendi.

Në takim, Ministrja Hoxha dhe Kryetari Jashari kanë diskutuar në veçanti “për rëndësinë e ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, ngritjen e konkurrueshmërisë së kompanive dhe prodhimit vendor, arsim e shëndetësi cilësore dhe projektet investuese”.

Ja postimi i Ministres Hoxha: “Në takim me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, diskutuam për proceset aktuale që po kalon vendi, në veçanti për rëndësinë e ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, ngritjen e konkurrueshmërisë së kompanive dhe prodhimit vendor, arsim e shëndetësi cilësore dhe projektet investuese.

Ne fuqishëm e përkrahim bashkëpunimin qendror dhe lokal, projektet investuese që ndikojnë drejtpërdrejtë në përgatitjen e shtetit tonë për të qenë pjesë e vlerave dhe mundësive evropiane! Gjithsesi, çdo ditë është e duhur për të kontribuar për vendin dhe qytetarët!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img