Italia sfidoi presionin nga Brukseli dhe partnerët e saj të zonës euro të martën, për të hedhur poshtë planet ambicioze të buxhetit, duke kërcënuar se do të padisë zyrtarët e BE-së, që ishin fajësuar për një thellim të krizës në tregjet financiare të Romës.
Di Maio tha se nuk kishte “asnjë dyshim”, se udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë donin që qeveria italiane të binte, ndërsa një ligjvënës sugjeroi se do të ishte më mirë që vendi të dilte nga zona euro.
Nga takimi i ministrave të financave të Eurozonës në Luksemburg u tha se Italia duhej të kapte vijën fiskale, ndërsa përfaqësuesi i saj Giovanni Tria kishte refuzuar të merrte pjesë.
“Shumica e shteteve anëtare do të kërkojnë qartë që këto rregulla (buxheti i BE) të respektohen”, tha ministri austriak Hartwig Loger, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së.
Nënpresidenti i Komisionit Europian Valdis Dombrovskis tha se drafti i tanishëm duket se nuk përputhet me rregullat, edhe pse Brukseli ishte i hapur për dialog, transmeton “TCH”.
Koalicioni qeverisës i Italisë, i cili bashkoi forcat në qershor me premtimet për të zvogëluar taksat dhe për të rritur shpenzimet e mirëqenies, drejtoi zemërimin në Bruksel. Zëvendës kryeministri i saj, kreu i krahut të djathtë Matteo Salvini, tha se mund të kërkojë kompensim nga BE-ja, lidhur me kostot në rritje të huamarrjes së Italisë.
“Fjalët dhe kërcënimet e Juncker dhe burokratëve të tjerë të lartë të BE-së vazhdojnë të rrisin shpërndarjen (midis yield-eve të obligacioneve italiane dhe gjermane). Ne jemi të gatshëm të kërkojmë dëmshpërblim nga ata që duan të dëmtojnë Italinë”, tha Salvini.