“E kanë obligim, është tashmë domosdoshmëri. Për 30 vjet në të gjitha proceset në tavolinë kemi dalë fitimtarë. Është hera e parë që i kemi lënë hapësirë më shumë Serbisë dhe ata po ecin përpara”, ka thënë Veseli në Zonën B.
“Ne duhet të bashkohemi dhe të ecim përpara, të mos i malltretojmë shqiptarët. Por me këtë egon për pushtet dhe manipulimet për shtet, nuk do të fitojë shteti i pavarur sovran i Kosovës”.
“Këta njerëz [opozita] po e rrezikojnë shtetin. Paramendojeni asnjë flamur i Kosovës, e protestojnë për ta mbrojtur Kosovën. Duhet të demonstrohet në çdo qendër ku nuk njihet shteti. A ndërroi diçka, pas protestës, a u hoqën barrierat në veri”?