0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Reçica jep lajmin e mirë për punësueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka mirëpritur miratimin e Qeverisë për projekt-rregulloren për lehtësirat taimore dhe doganore për personat me aftësi të kufizuara.

Në një postim në Facebook, Recica ka shkruar se kjo kategori e shoqërisë e meriton të trajtohet barabartë me të tjerët si në shoqëri ashtu edhe në punësim.

Më poshtë postimi i Reçicës:

Rritja e punësueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara po avancon edhe një hap më shumë, nëpërmjet krijimit të lehtësirave si për këtë kategori, po ashtu edhe për punëdhënësit e tyre.

Qeveria e Kosovës i dha sot dritën jeshile Projekt-Rregullores për lehtësirat tatimore dhe doganore për punëdhënësit që punësojnë persona me aftësi të kufizuara dhe për personat me aftësi të kufizuara që ushtrojnë veprimtari të pavarur, të sponsorizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Para hartimit të kësaj Projekt-Rregullore, nuk ka pasur asnjë akt juridik që rregullon këtë çështje.

Kjo kategori e shoqërisë sonë meriton trajtim të barabartë në shoqëri si dhe në punësim, prandaj ne vazhdimisht po përpiqemi të krijojmë lehtësira për ta dhe për punëdhënësit e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img