-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Axelle Reiter: Selia e EULEX-it shkarkon të gjithë stafin serb

Një komunikatë e ardhur në media nga Axelle Reiter e cila prezantohet si avokate e punonjësve të përkatësisë serbe që punojnë në EULEX bën të ditur se EULEX-i ka shkarkuar të gjithë stafin nga puna.
Reiter në komunikatën e saj thotë se që nga nëntori i këtij viti, pothuajse është e sigurt se asnjë serb i Kosovës nuk do të punojë në trurin dhe zemrën e operacionit të EULEX-it në Prishtinë.
“Punonjësit e vjetër të EULEX-it të përkatësisë etnike serbe janë diskriminuar dhe shkarkuar nga detyra e tyre në EULEX për shkak se, edhe pse ata janë në dygjuhësor në gjuhën serbe dhe angleze, ata nuk kuptojnë ose nuk e flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe”, thuhet në emailin e avokates Reiter.

Sipas saj, pasi që kanë mësuar për vendimin, të gjithë punonjësit të prekur kanë shkruar një peticion dhe e kanë dërguar atë te shefi i EULEX-it dhe zyrave përkatëse, duke vënë në pah shqetësimet e tyre lidhur me vendimin me argumente shumë të forta kundër atij vendimi dhe pasojat që do të shkaktohen.
Pasi që kërkuan nga Shefi i Misionit të rishqyrtojë vendimin, paditësit ishin të zhgënjyer kur mësuan që ai e mbështeti diskriminimin.
“Për ta bërë gjendjen edhe më të patolerueshme, kur punonjësit serbë të Kosovës kërkuan nga Misioni të zgjedhin këtë mosmarrëveshje në arbitrazh, siç parashikohet në kontratën e tyre, ai u përgjigj duke deklaruar se vendimet dhe veprimet e tij nuk mund të sfidohen nga punonjësit e saj në Kosovë. EULEX-i ka mohuar të drejtat kontraktuale të arbitrazhit duke këmbëngulur se është më i larti dhe nuk i nënshtrohet ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës, paditësit, duke e marrë çdo hap të duhur në dispozicionin e tyre tashmë kanë filluar procedurat drejt Gjykatës Kushtetuese e Kosovës duke kërkuar masë të përkohshme dhe urdhra që EULEX-i të marrë pjesë në procedurën para gjykatës së pavarur dhe arbitrazhit të paanshëm ose të humbas imunitetin e tij dhe të përballet me paditësit në gjykatat e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img