“Para së gjithash ne jemi të interesuar që në të ardhmen të krijojmë një rajon ku të rinjtë duan të qëndrojnë dhe ku mund të pëfitojnë nga revolucioni i katërt industrial”, tha ajo, transmeton lajmi.net.
Sipas saj, dixhitalizimi është “një mundësi unike jo vetëm për Serbinë por edhe për rajonin”, sepse “fitues të revolucionit të katërt industrial mund të jenë dhe ata që në raste të mëparshme nuk ishin”.
Ajo gjithashtu foli edhe për rastin e Kosovës, ku përsëriti qëndrimin serb se do ta njohin Kosovën si krahinë të Serbisë e jo si shtet.
“Ky është viti, në të cilin ne do ta njohim Kosovën si atë që është – një krahinë autonome e Serbisë”, tha Bërnabiq