3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministrisë së Shëndetësisë i kthehen në punë disa nga të suspenduarit për keqpërdorim

Naim Bardiqi, sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë në një intervistë për KALLXO.com tha se me marrjen e postit të Sekretarit të Ministrisë ka hasur në shumë keqpërdorime brenda këtij institucioni.

Sipas Bardiqit i cili postin e sekretarit e mori në muajin gusht të këtij viti gjendja në Ministri ka qenë jo e mirë dhe se sipas tij ka pasur keqpërdorime e performancë jo të mirë të punës.

“Unë jam emëruar në fund të vitit ushtrues detyre i sekretarit dhe shumica e gjërave kanë qenë në finalizim e sipër qoftë me raporte qoftë me të gjetura të ndryshme nga Auditori Kombëtarë. Me thënë përgjithësisht një gjendje jo e mirë, mund të them se të meta ka pasur sidomos në kontratat kornizë në furnizimet me barna…

Të meta ka pasur kontratat që kanë skaduar dhe është vazhduar të bëhet furnizimi me barna, janë përdorur çmime abuzive. Ka pas kontrata të dyfishta nuk ka pasur menaxhim të mirë dhe një sistem monitorimi dhe për atë ka pasur shumë të meta”, tha ai.

Ai thotë se për shkak të keqpërdorimeve tashmë janë suspenduar disa punëtorë të kësaj Ministrie.

“Kemi marrë hapa edhe në përmirësimin e performancës. Ka pasur individ me performancë të dobët dhe kanë marrë vërejtjet e merituara. Ka pasur individ që janë suspenduar nga puna për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, mirëpo shumica e zyrtarëve besojnë në shërbimin civil e shoh angazhimin e tyre. Sa i përket keqbërësve apo performancës së dobët mendoj që është një numër i vogël”, tha ai.

KALLXO.com merr vesh se disa nga individët e suspenduar nga puna në Ministri të Shëndetësisë janë kthyer në punë, ndërsa me një pjesë tjetër po merren organet e drejtësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img