3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

217 mësimdhënës do t’i nënshtrohen vlerësimit nga MASHT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi ka folur sot para mediave në lidhje me procesin e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve “VPM”.

Në këtë konferencë ai ka theksuar se janë bërë përgatitjet dhe përzgjedhja e mësimdhënësve të parë që do t’u bëhet matja e performancës, ku në kësaj radhe do testohen 217 mësimdhënës.

Sipas Ministrit Bytyqi ky është një proces shumë i rëndësishëm dhe qëllimi i tij është që të rritet cilësia në arsimin parauniversitar në Kosovë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:

Sot, në një konferencë me gazetarë kam folur rreth fillimit të procesit të Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve (VPM) dhe përgatitjeve që janë bërë për të filluar këtë proces të rëndësishëm në arsimin parauniversitar dhe rreth Kornizës Strategjike për Zhvillimin e Mësimdhënësve, si dokumenti zyrtar që i ka paraprirë këtij procesi.

Ashtu sikur edhe jemi zotuar, janë bërë të gjitha përgatitjet dhe tashmë është bërë edhe përzgjedhja e parë e mësimdhënësve që do t’iu bëhet matja e performancës. Qëllimi i VPM-së, është që të ngritet cilësia në arsimin parauniversitar në Kosovë, prandaj sipas kësaj Kornize, të gjithë mësimdhënësit duhet të kenë një përgatitje të lartë të secilës lëndë, të cilën mësimdhënësit e paraqesin para nxënësve të tyre.

Korniza është e ndërtuar në bazë të katër fushave dhe shtatë standardeve, të cilat duhet t’i plotësojnë mësimdhënësit. Duke qenë se jemi në fazën fillestare, janë përzgjedhur shkollat e para ku do të fillojë matja e performancës si dhe një numër i caktuar i mësimdhënësve. Pra, për këtë fazë është paraparë që numri i mësimdhënësve të jetë rreth 217.

Matja e performancës do t’i ketë katër komponente kryesore, të cilat do të ndahen në dy grupe që ka të bëjë me matjen e performancës së brendshme dhe dy të tjera për matjen e performancës së jashtme, të cilat së bashku do të japin matjen e plotë të performancës. Pas matjes së performancës, mësimdhënësit do të vlerësohen në katër grupe. Pra, mund të jenë mësimdhënës të shkëlqyer, të mirë, të kënaqshëm dhe të pakënaqshëm.

Besoj se ky është një lajm i mirë për mësimdhënësit, për nxënësit dhe të gjitha shkollat, sepse qëllimi primar i këtij procesi është që nxënësit të fitojnë kompetencat dhe dijen e nevojshme dhe për t’u realizuar kjo, së pari duhet që mësimdhënësit ta kenë kompetencën në nivelin e duhur, pra të kenë zhvillim profesional të vazhdueshëm.

MAShT do ta përkrahë dhe do të jetë pranë Inspektoratit të Arsimit, pranë shkollave dhe DKA-ve, në mënyrë që matja e vlerësimit të performancës të japë rezultatet e pritura. Për ta kryer me sukses këtë proces, MAShT po planifikon edhe rritjen e numrit të inspektorëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img