7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Telekomi i Serbisë me ofertë për blerjen e Telekomit të Shqipërisë

Kompania serbe ka konfirmuar për Danas se kanë bërë ofertë për blerjen e Telekomit shqiptar.
Telekomi i Serbisë i ka ofruar 61 milionë euro për ta blerë Telekomin e Shqipërisë, që është edhe oferta më e madhe nga 4 të tilla.

Mediat në Serbia raportojnë se oferta është bërë për qëllime politike e jo biznesore, pasi shuma është jashtëzakonisht e lartë. Madje raportohet se oferta mbështetet fuqishëm nga autoritetet në Beograd, të cilët kanë intervenuar në Dojçe telekom dhe qeveria shqiptare për ti bindur që ta pranojnë ofertën serbe.

Kompania serbe ka konfirmuar për Danas se kanë bërë ofertë për blerjen e Telekomit shqiptar.

“Kompania e Telekomit të Serbisë pasi dëshiron të pozicionohet si lider rajonal në tregun e telekomunikacionit ka bërë ofertën e saj për blerjen e Telekomit të Shqipërisë, në pronësi të Dojce Telekom” ka thënë kjo kompani.

Ata nuk kanë dhënë detaje tjera pasi procesi është në zhvillim e sipër.

Po ashtu bëhet e ditur se interesim për blerjen e kësaj kompanie kanë treguar edhe kompania Eagle Mobile e cila është kompania e tretë për nga fuqia në tregun shqiptar, një kompani greke si dhe një investitor bullgar, Spas Rusev, që është edhe pronar i komapnisë më të madhe bullgare Vivakom.

Sipas Danas, afati për dorëzimin e ofertave ka qenë 17 shtatori, por përkrah këtyre tre kompanive është shfaqur edhe Telekom Srbija e cila sipas burimeve të kësaj gazete ofertën e saj e ka bazuar në “motive jobiznesore pasi ka dhënë një ofertë shumë të lartë gati joracioanale”.

Madje thuhet se Telekomi i Serbisë ka mbështetje të fortë të autoriteteve serbe, të cilët nëpërmjet intervenimeve në Dojçe Telekom kanë kërkuar të ndërhyjnë te Qeveria Shqiptare dhe autoritetet rregullatve që ta pranojnë ofertën serbe.

Sic thuhet oferta e investitorit grek ka qenë e lartë, por financimi i transaksionit të plotë nuk është siguruar. Ofertesi serb thuhet se do të mund të kishte problem ta marrë pajtimin e trupit për mbrojtjen e konkurencës derisa oferta bullgare ka qenë më e ulëta.

Telekomi shqiptar ose T-mobile Shqipëria është pronë direkte e kompanisë greke COSMOTE (OTE), ku aksionet më të mëdha i ka Dojçe telekom (45 përqind) dhe shteti grek (5 përqind), derisa pjesa tjetër është pronë e investitorëve institucionalë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img