7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tash e tutje regjistrimi i veturës mbetet te blerësi, ndryshon edhe kufiri i automjeteve të importuara

Në mbledhjen e mbajtur sot nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik i Kuvendit të Kosovës janë miratuar dy vendimi. Tani e tutje me bartjen e automjetit te blerësi, bartet edhe regjistrimi i mbetur.

Poashtu, komisioni e ka ndryshuar edhe kufirin e vjetërisë së veturave të importuara. 

Komisioni ka vendosur që kufiri nga 10 vite sa ishte deri tash, të rritet deri në 15 vjet për importimin e një veture.

“Në Komisionit për Zhvillim Ekonomik, sot është votuar që bashkë me bartjen e pronësisë së automjetit të bartet edhe regjistrimi i mbetur. Është votuar për liberalizimin e tregut të kontrolleve teknike. Kjo nënkupton që qytetarët mund ta bëjnë kontrollin teknik të automjetit në gjithë territorin e Kosovës, e jo veç në komunën e caktuar, siç ka qenë deri me tani. Po ashtu është hequr kufizimi për certifikimin e kontrolleve të reja teknike” shkruan Muharrem Nitaj në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img