Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thirrur mbledhje të Kryesisë së subjektit që ai udhëheq.
Kjo mbledhje pritet të fillojë në ora 12:00 dhe se mësohet se kjo mbledhje është thirrur për shkak të ndodhive të fundit.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në media u raportua se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri – i cili ka mbërritur në selinë e PDK-së – ka ofruar dorëheqjen e tij nga ky post mirëpo, akoma as kreu i PDK-së e as kryeministri, Ramush Haradinaj nuk e kanë miratuar dorëheqjen e tij.