Përveç saj, vëmendje të medieve marrin edhe familja e saj, posaçërisht prindërit, shkruan lajmi.net.
Nëna e Ritës, Vera Ora së fundi është përzgjedhur si ambasadore nderi e organizatës bamirëse “Future Dreams” në Londër.
Meqë ka mposhtur luftën kundër kancerit, Vera u shpreh e lumtur që është përzgjedhur ambasadore nderi e kësaj organizate.
“Jam e nderuar të zgjidhem ambasadore e #futuredreamscharity organzatës bemirëse në Londër që së bashku t’i ndihmojmë grave të prekura me kancerin e gjirit”, ka shkruar ajo.
Krenare me nënën e saj është shprehur edhe Rita, e cila publikoi një video duke shfletuar revistën e cila ka shkruar për Verën.