Eliza Hoxha po vazhdon të punojë në profesionin e saj si arkitekte dhe ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, shkruan lajmi.net.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit një shqetësim që e ka tash e sa ditë me disa studente fqinje pranë banesës së saj.
Studentet që banojnë afër Elizës nuk largojnë mbeturinat nga korridori i banesës, përkundër lutjes që ju ka bërë për t’i larguar shkaku i kundërmimit.
“Pershendetje nga banesa nr.17 me berlloge e arome “te kandshme”. Ketu jetojne nja 3/4 vajza te reja – studente te bukura njera nga te cilat para do kohe kur i trokita ne dere per pune te berllogut qe mos me e lane ne hyrje – me tha kam me lajmeru policine per shqetesim – me demek nga une… Ato vazhdojne me lane berllogun te dera e tyre ne hyrje e une po vazhdoje mu permbajt mos me ju trokite ma ne dere ketyre berllogxhikeve te bukura. Keshtu qe po e ndaje me juve kete pamje qe nuk eshte rast unik vetem i hyrjes ku jetoj une-fatkeqsisht Mjere ne cfare rinie e cfare kulture apo ma mire me thane cfare jokulture urbane”, ka shkruar ajo.