Këngëtari javë më parë është përfolur se po bëhet baba për herë të dytë, por ai nuk kishte pohuar as mohuar këto fjalë, shkruan lajmi.net.
Në shumë fotografi të Egzonës është vërejtur barku i rrumbullakosur, por ajo ka tentuar gjithnjë ta fsheh shtatzëninë.
Me rastin e ditëlindjes, ajo vendosi që përmes një fotografie të konfirmojë që së shpejti po bëhet sërish nënë.
Kujtojmë që Albatriti dhe Egzona janë prindër edhe të një vajzë që e pagëzuan Amelia.