Pas vizitës së presidentit Thaçi në Ujman dhe pranisë së Njësisë Speciale atje, presidenti serb kishte thënë se do të kërkojë edhe ndihmën e Rusisë, transmeton lajmi.net.
E në lidhje me kërkesën e tij ka reaguar dje edhe sekretari i presidencës ruse, Dmitry Peskov.
Ai ka thënë se vizita e Vuçiqit në Rusi nuk lidhet vetëm me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës dhe se një vizitë e tillë është paralajmëruar shumë kohë më parë.
I njëjti, në lidhje me kërkesën e Vuçiqit kishte thënë se do të ishte e nxituar të flitej nëse Rusia do t’i dalë në ndihmë apo jo.
Ndërkaq ministria e Jashtme Ruse gjatë ditës së djeshme kishte thënë se aktet e tilla në veri përbëjnë provokim për sigurinë.