13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

UEFA ia bën të ditur FFK-s se sa klube kosovare do të marrin pjesë në garat evropiane

Shtëpia Evropiane e Futbollit (UEFA), sot ia ka komunikuar edhe zyrtarisht Federatës së Futbollit të Kosovës që edhe në edicionin pasues të garave evropiane 2019-2020, në garat e UEFA-s do të marrin pjesë dy klube nga Kosova.

Në këtë rast kampioni në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve, kurse fituesi i Kupës së Kosovës ashtu si edhe deri tani do të marrë pjesë në rrethin parakualifikues të Evropa Ligës.

Cikli i prezantimit të klubeve në garat e UEFA-s ndryshon çdo tri vite, prandaj përkundër rezultateve pozitive të klubeve të Kosovës në ciklin e fundit të ndeshjeve në garat e UEFA-s dhe kërkesës së FFK-së për shtimin e të paktën një klubi në garat ndërkombëtare, ai ndryshim nuk ka reflektuar menjëherë.

Por, efektet mund të ndodhin në vitet në vijim. Të shpresojmë se një gjë e tillë do të ndodhë por kjo varet shumë nga paraqitja e skuadrave tona në këto dy gara prestigjioze.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img