13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli reagon ndaj deklaratës së Bërnabiqit për delegacionin kosovar në OKB

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se politikanët kosovarë në të ardhmen do të qëndrojnë vetëm në korridoret e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ajo këto komente i bëri pasi ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte thënë se delegacionit kosovar që kishte marrë pjesë në Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u është lejuar pjesëmarrja në OKB.

“Nuk kam asgjë për të komentuar mbi deklaratat e Pacollit. Atje kanë qenë dhe kanë mundur të qëndrojnë vetëm në korridor, e as në të ardhmen e afërt, nëse herë do kur ndodhë, e nuk besoj se do të ndodhë ndonjëherë, mund të qëndrojnë vetëm te ai korridor. Kjo është e vërteta, duhet t’i durojmë të tillë siç janë”, kishte deklaruar Bërnabiq, shkruan lajmi.net.

Por, pas kësaj deklarate ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai në një përgjigje për lajmi.net, ka thënë se kjo është ajo çfarë dëshiron Serbia dhe bashkëpunëtorët e saj në Kosovë.

“Kjo është dëshirë e saj, e Serbisë dhe disa bashkëpunëtorëve të tyre në Kosovë”, ka deklaruar Pacolli shkurt për lajmi.net.

Kujtojmë se në Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, delegacioni kosovar ishte kryesuar nga presidenti Hashim Thaçi dhe se pjesë e delegacionit ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img