7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi uron që Kuvendi i Maqedonisë të marrë vendim pro evropian

Presidenti Hashim Thaçi ka komentuar referendumin e mbajtur gjatë ditës së djeshme në Maqedoni, për miratimin e marrëveshjes së emrit me shtetin grek.

Thaçi ka thënë se uron që Kuvendi i Maqedonisë të marrë vendim pro evropian.

“Qytetarët e Maqedonisë, me vullnetin dhe votën e tyre në referendumin demokratik, vendosën për emrin e ri dhe të ardhmen e tyre euroatlantike. Votuesit e djeshëm, përfshirë edhe tërë bashkëkombësit tanë shqiptarë atje, dëshmuan qytetari dhe vullnet të qartë pro vlerave perëndimore”, ka shkruar Thaçi, përcjell KoosvaPress.

“Shpresoj dhe uroj që edhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të marrë vendimin e duhur proevropian. Ballkani Perëndimor ka nevojë për lidership dhe vendime të rëndësishme, që e forcojnë fqinjësinë e mirë dhe që rajonin tonë e integrojnë sa më shpejtë në Bashkimin Evropian”, ka vazhduar tutje ai.

Pjesëmarrja në referendum ishte 36.79 për qind e votuesve, pa arritur dot kështu pragun e nevojshëm të 50% që nisma të konsiderohej një sukses.

Shumica dërrmuese 91.37 për qind ishte në favor te ndryshimit të emrit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img