6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ekskluzive: Endrit Shala pritet të emërohet sot ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me kërkesë të Nismës Socialdemokrate pritët të emëroj sot gjatë ditës Endrit Shalën ministër të Tregtisë dhe Industrisë, bëjnë me dije burime të Indeksonline, brenda Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, emri i Shalës për emërim tashme ndodhet në zyrën e kryeministrit.

Endrit Shala i cili deri me tani mbante postin e shefit të Kabinetit të zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, është njëri nga themeluesit e Nismës Socialdemokrate.

Ai është anëtar i kryesisë së këtij subjekti dhe sekretar për marrëdhënie me publikun nga ky subjekt.

Shala është një nga personat më të afërt të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mbetur pa ministër që disa javë. Për një vit këtë ministri e kishte drejtuar, Bajram Hasani, kryetar i degës së Nismës në Gjilan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img