Limaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se sot kujtojmë me krenari protestat e 1 Tetorit të vitit 1997 ku qindra mijëra student të UP-së dhe profesorë universitar protestuan rrugëve të Prishtinës, duke përçuar mesazhin se shqiptarët nuk do të duronin më shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore që u bëhej nga ana e regjimit serb.
“Protestat e 1 Tetorit të vitit 1997 i paraprinë Luftës së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 21 vite me pas protestat e asaj kohe ishin dhe mbeten burim frymëzimi për gjeneratat e mëvonshme”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Sipas Limajt, protestat e 1 Tetorit të vitit 1997 janë dëshmi se çfarë sakrifice është bërë për lirinë e Kosovës dhe se çlirimi i vendit është bërë me mundin dhe përpjekjet e shumë brezave.