2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Vizita e Thaçit në Ujman e çon Vuçiqin në Rusi, kërkon ndihmë nga Putini

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka arritur në Rusi ku pret të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, ka njoftuar ambasada e Serbisë në Moskë.

“Presidenti Vuçiq tashmë është në Moskë. Të martën ai synon të takohet me kreun e shtetit rus”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

Një ditë më parë Vuçiq ka thënë se do të takohet me Putinin për të diskutuar rreth situatës në Kosovë ku edhe do të kërkojë mbështetjen e tyre.

Këtë kërkesë Vuçiq e ka shprehur pas vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Liqenin e Ujmanit.

Ndërsa sekretari për media i presidencës ruse, Dmitry Peskov në një përgjigje për Vuçiqin ka thënë se do të ishte deklaratë e nxituar të flitej nëse Moska do t’i dilte në ndihmë Serbisë ose jo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img