1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mediat serbe: KFOR-i ishte në dijeni për vizitën e Thaçit tek Liqeni i Ujmanit

“Para se të arrinte njësia speciale ROSU në Liqenin e Ujmanit tre dronë të KFOR-it kanë fluturuar mbi qiellin e Mitrovicës veriore”.
Kështu shkruan e përditshmja serbe ‘Novosti’ duke pretenduar se KFOR ishte në dijeni për vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi te Liqeni i Ujmanit, transmeton lajmi.net.

Duke iu referuar burimeve, gazeta thotë se edhe automjete të Kombeve të Bashkuara e shoqëronin presidentin e Kosovës.

“Përderisa Thaçi mbrohej nga truproja me pushkë dhe tyta të gjata, nën vëzhgim e mbanin edhe dronë të KFOR-it të cilët fluturonin mbi të. Kjo hedh poshtë pretendimet se KFOR nuk ishte në dijeni për vizitën e presidentit kosovar në Veri dhe shkel të gjitha marrëveshjet ekzistuese të cilat janë shtylla kurrizore e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, thotë artikulli.

Tutje, thuhet se në zonën më të gjerë të liqenit kanë qenë të vendosur 12 snajperistë dhe më shumë se 100 oficerë të armatosur të policisë.

“Janë tregime qesharake ato se KFOR nuk e dinte çfarë po ndodhte në Zubin Potok”, përfundon gazeta.

Presidenti Hashim Thaçi të shtunën vizitoi pjesën më të thellë të veriut të Kosovës ndërsa dje në një konferencë për media ai tha se leje për vizitë në Mitrovicën veriore duhet të kërkojnë vizitorët që vijnë nga Serbia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img