1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kapen 145 kilogram marihuanë në Veriq të Istogut, policia prangos tre persona

Prokuroria Themelore e Pejës Departamenti i Krimeve të Rënda bën të ditur se dje më 29 shtator 2018, rreth orës 13:00, është njoftuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga njësiti për hetimin e trafikimit me narkotik, se në fshatin Veriq të Komunës së Istogut është ndaluar një veturë me rimorkio e cila dyshohet se po transportonte narkotik.

Prokurorja kujdestare e Prokurorisë së Pejës, menjëherë pas marrjes së kësaj informate ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, të cilat kanë rezultuar me gjetjen në rimorkio të rreth 145 (njëqindedyzetepesë) kilogram narkotik, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuan.

Pas kësaj prokurorja e çështjes ka marr aktvendim për ndalimin e tre personave, me dyshimin se kishin për të kryer vepër penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikikotrope dhe analoge” nga neni 273 lidhur me nenin 281 dhe 31 të KPRK-së.

Lidhur me këtë rast kundër të pandehurve do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit, do të sekuestrohen mjetet e kryerjes së veprës penale dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img