1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Përleshje me armë në Shkup, dy të vrarë dhe një i plagosur

Dy persona kanë humbur jetën pas një përleshje me armë mes dy grupeve me veturat e tyre në lëvizje.

Rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Franklin Ruzvelt” ku persona të panjohur nga një veturë e zezë kanë shtënë me armë zjarri ndaj veturës Seat Altea, në të cilën ndodheshin viktimat.

Sipas të dhënave jozyrtare, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë Naim Ajeti nga Hasanbegu, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy personat tjerë që ishin në veturë, F. A. dhe A. P, raporton Tv21 në Maqedoni.

Të dy viktimat janë dërguar në spital me shenja jete, por A.P. nuk ka mundur t’i përballojë plagët, me çka ka ndërruar jetë në spital. Personi i tretë është jashtë rrezikut për jetë.

“Diku rreth 30 minuta pas mesnate në qendrën urgjente kirurgjikale nga ndihma e shpejtë u sollën tre paciente nga të cilët, për fat të keq të njeri vetëm se u konstatua vdekja, ndërsa dy të tjerët u hospitalizuan në njësinë e mjekimit intensiv. Dy orë pas pranimit, edhe përkrah angazhimit maksimal të ekipeve mjekësore, si pasoje e lëndimeve serioze, i lënduari i dytë nderoi jetë. Ndërsa pacienti i trete ju nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale deri në orët e hershme të mëngjesit, dhe për momentin gjendja e tij është stabile, në aparat për frymëmarrje artificiale”, deklaroi mjeku kujdestar, Albet Lleshi.

Motivi i kësaj vrasje ende nuk dihet. Policia ka kryer ekspertizën e ngjarjes dhe po heton sulmuesit, si dhe motivet e mundshme të vrasjes.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupat e dy personave të vdekur u dorëzuan për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Kriminalistikës dhe Deontologjisë mjekësore. Automjeti “SeatAltea” është dhënë për hetime të mëtutjeshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img