6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Juventusi e mposht Napolin, shkëlqejnë Mandzukic dhe Ronaldo

Juventusi ka triumfuar në derbin e javës së shtatë në Serie A, duke e mposhtur Napolin që pë gjysmë ore luajti me 10 lojtarë, në një ndeshje që shkëlqyen dyshja Mario Mandzukic dhe Cristiano Ronaldo të dielën në Torino.

Edhe pas plot shtatë xhirosh në edicionin e ri të kampionatit italian, kampioni në fuqi Juventusi nuk lëshon pikë, pasi duke e mposhtur Napolin 3-1 në “Allianz Arena” e ka çuar ecurinë e përkryer të fitoreve radhazi në shtatë, raporton Gazeta Express.

Pritjet për një takim të zjarret mes dy skuadrave më të mira në Itali në vitet e fundit u plotësuan kur Dries Mertnes e kaloi Napolin në epërsi vetëm dhjetë minuta brenda takimit.

Por, gëzimi i skuadrës së Carlo Ancelottit zgjati vetëm një çerek, pasi Mario Mandzukic shënoi me kokë nga afërsia pas një super asisti të Cristiano Ronaldos, i cili duke bërë kështu e trullosi mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj.

Skuadra e Massimiliano Allegrit e nisi pjesën e dytë aty ku e kishte lënë të parën, te goli. Më pak se tre minuta brenda takimit, Mario Mandzukic shënoi në portën bosh, pas një topi të kthyer tek ai nga shtylla, pas goditjes së Ronaldos.

Gjërat u vështirësuan tej mase për mysafirët kur akrepat shënuan një orë lojë, pasi Marco Rui u përjashtua nga ndeshja pas kartonit të dytë të verdhë. Ndërhyrja e rrezikshme ndaj Paulo Dybalas i kushtoi atij me përjashtim.

Një çerek para përfundimit të takimit, Napoli u fundos përfundimisht, me Cristiano Ronaldon përsëri protagonist. Portugezi asistoi me kokë për Leonardo Bonuccin, i cili shënoi në portën bosh.

Juve ka maksimumin e pikëve dhe është lider i Serisë A, me 21 pikë pas shtatë fitoreve në po aq ndeshje.

Napoli mbetet në vendin e dytë me 15 pikë, pas humbjes së dytë në këtë edicion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img