13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Mori pjesë në protestë, shkarkohet kryetari i degës!

Alenaca Kosova e Re ka vendosur t’i hakmerret kryetarit të këtij subjekti politik dega në Vushtrri, Nasuf Aliu me përjashtim nga partia pas mbështetjes së protestës së sotme të organizuar nga Vetëvendosje, kundër idesë së Presidentit të Shtetit Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajmin për shkarkim nga pozita e kryetarit të degës së AKR-së, e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda kësaj partie.

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” kryetari i kësaj dege Nasuf Aliu, mohon të jetë njoftuar për këtë vendim ndëshkues ndaj tij, megjithatë ai ndjehet u shreh i gatshëm të heq dorë nga funksioni i kryetarit të AKR-së në Vushtrri.

“Jo, nuk jam në dijeni për këtë vendim, por nëse duan të më sharkojnë atëherë le të më sharkojnë, unë protestën e kam mbështetur si qytetar”, tha Aliu.

Ndryshe, pjesëmarrjen në protestë Aliu e ka konfirmuar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img