Vizita që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i bëri sot veriut, përfshirë edhe Liqenin e Ujmanit ka alarmuar autoritetet serbe.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u ka dërguar një ftesë mediave, duke u kërkuar të ndjekin një konferencë të tij sonte nga ora 21:00, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.
Kujtojmë se sot Vuçiq kërkoi nga ushtria serbe që të jenë në gjendje gatishmërie, e që ishte e panevojshme.